Mbi 40 emigrantë në një furgon, arrestohet shqiptari 20 vjeçar

Një trafikant shqiptar i emigrantëve të paligjshëm për në Evropën Veriore u arrestua nga policia italiane, por tjetri arriti t’i shpëtonte policisë.

Në pranga përfundoi një 20 vjeçar me iniciale N.S, pasagjer në furgogonin e mbushur me plot 41 emigrantë nga Afrika.

Shqiptari u arrestua në kufirin italiano-francez, mes Ventimiglia dhe Menton, një rrugë e njohur për emigrantët e paligjshëm. Furgoni ishte i mbushur tej kapaciteteve, ndërsa emigrantët kishin dhënë nga 150 euro secili, duke përfituar mbi 6 mijë euro.

Drejtuesi i mjetit, i vetëdijshëm për praninë e policisë duke përfituar nga errësira, arriti të shpëtonte, por nuk mundi bashkëpunëtori i tij, shkruan Ora News.

Gjykata në Itali ka vërtetuar arrestimin e 20 vjeçarit dhe ai ka pranuar akuzën, por nuk ka treguar emrin e bashkëpunëtorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button