Trump sulmon mediat për numrin e audiencës në inaugurim

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka akuzuar mediat për raportimin siç ka thënë ai jo të drejt rreth pranisë së njerëzve në inaugurimin e tij, shkruan BBC.

Ai ka thënë se turma ka arritur monumentin në Uashington derisa sa foli në kryeqytetin e SHBA-së, pavarësisht se fotografitë dokumentonin të kundërtën, transmeton Klan Kosova.
Më pas edhe sekretari i Shtëpisë së Bardhë për media, ka thënë se “ka qenë audienca më e madhe që është parë ndonjëherë në inaugurim”.

Ndërsa të shtunën, miliona njerëz në SHBA por edhe gjithandej botës protestuan kundër administratës së re të Trump.

Pjesa më e madhe e tyre ishin në Uashington, sipas të dhënave zyrtare më shumë se 500 mijë veta. Sipas vlerësimeve thuhet se ajo ka tejkaluar numrin e të pranishmëve në inaugurim gjatë të premtes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button