Shqipëri, ushtria vazhdon shpërndarjen e ndihmave në veri të vendit

Strukturat e Forcave të Armatosura në Shqipëri kanë vijuar angazhimin për përballimin e situatës së krijuar në veri të vendit për shkak të reshjeve të dëborës, duke shpërndarë ndihma ushqimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se Forca Ajrore në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, kanë vijuar shpërndarjen e ndihmave të mundësuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit.

Gjatë ditës së premte pilotët e Forcës Ajrore kryen disa fluturime për transportimin e ndihmave në fshatrat ende të izoluar nga bora, si në Shkodër, Mat, Kukës, etj.

Në fshatrat e izoluar nga bora janë shpërndanë pako me ushqime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button