FRODEM: Fund avashllëkut politik dhe anarkisë

“Avashllëku, egoizmi dhe çmenduria politike e krerëve të pushtetit, vitin e fundit i nxori në pah të gjitha dobësitë të mos-funksionimit të sistemit. Duke iu falënderuar filozofisë së qeverisjes se patjetër gjithçka të kontrollohet, sa më shumë kuadro të paaftë aq më lehtë mund të qeveriset, manipulim dhe mbushje të xhepave, Maqedonia sot është në gjunjë”, thuhet në kumtesën e FRODEM, transmeton Portalb.

Ata shtojnë se kuadrot e paaftë klientalist dhe të paaftë me urdhër të atyre që i kanë vendosur në funksion, e kanë rrënuar tërë sistemin e shtetit (kushtetues, politik, ekonomik, social dhe të sigurisë).

“Personat përgjegjës të ELEM-it e kanë sjellë sistemin elektro-energjetik në gjendje të mjerueshme. Personat përgjegjës për mirëmbajtjen e ambientit, na kanë bërë që të jetojmë në qytetin më të ndodhur ku vdekshmëria është në nivel të lartë. Të njëjtët gjithashtu nuk janë kujdesur edhe për komunikacionin. Borxhet gjithnjë po rriten. Asnjë institucion nuk funksionon ashtu siç thuhet”, shtojnë nga FRODEM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button