Zaev dhe Mançevski japin dëshmi në Gjykatën Themelore të Kumanovës

Në mungesë të akuzuarit të tretë, Martin Kostovski, kryetari i organizatës komunale të LSDM-së në Kumanovë, sot në Gjykatën Themelore është mbajtur seanca e katër e procesit gjyqësor kundër të akuzuarve, kryetarit dhe nënkryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe Damjan Mançevski në lidhje me padinë private të, Viktor Cvetkovskit, për “inçizim të paautorizuar dhe publikim të inçizimeve”, njofton Portalb.

Dëshmi kanë dhënë edhe Zaev edhe Mançevski, duke theksuar se vendimin që të publikohen inçizimet në kuadër të projektit “E vërteta për Maqedoninë” e kanë sjellë trupat dhe organet e LSDM-së, gjegjësisht Komiteti Qëndror i partisë me qëllim që të zbardhen të vërtetat lidhur me indikacionet për veprime të mundshme të paligjshme të përfaqësuesve të politikës në Maqedoni.

“Në jemi këtu nga padia private e Cvetkovskit që t’i japim të gjitha përgjigjet e nevojshme. Në fund drejtësia  do të del në pah”, deklaroi Zoran Zaev.

Përndryshe, Cvetinovski është sekretar i përgjithshëm i partisë së Stevçe Jakimovsit GROM, e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit. Cvetkovski e paditë liderin e LSDM-së, partinë dhe Kostovskin, për shkak të publikimit të bisedës së përgjuar mes tij dhe ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, kur flasin për sigurimin e votave për VMRO-DPMNE-në mes dy rretheve në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button