Raporti i ASHMAA-së: Ja cilat televizione kanë pasur shtrirje më të madhe gjatë vitit 2016

Televizionet më të shikuara në territorin e Maqedonisë në tremujorin e parë janë “Sitel” me shtrirje mesaare ditore prej 37.29%, “Kanal 5” prej 31.54% dhe Alsat M me 16.33% shtrirje mesatare ditore thuhet në raportin vjetor për vitin 2016 të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA), njofton Portalb.

Në tremujorin e dytë TV Sitel, TV Kanal 5, TV Telma dhe Alsat kanë pësuar ulje të përqindjes së shtrirjes ditore, ndërkaq TV 24Vesti ka arritur rritje.

Në tremujorin e tretë vazhdon me uljen e përqindjes së shtrirjes ditore të TV Sitel, Kanal 5, ndërkaq TV Telma dhe Alsat M kanë arritur rritje. TV 24Vesti në tre mujorin e tretë, ka vazhduar të rritë përqindjen e shtrirjes mesatare ditore e cila në këtë periudhë ka arritur në 12.42%.

Tremujori i katër i vitit 2016 ka qenë i “frytëshëm” për të gjithë, përveç Alsat M që ka ulje prej 0.15% të shtrirjes së përgjithshme mesatare ditore. TV Sitel ka arritur 40.83% të shtrirjes mesatare ditore, Kanal 5 ka arritur 36.67%, TV Telma 23.21%, ndërkaq TV 24Vesti ka arritur 15.42% të shtrirjes mesatare ditore.

Mesatarja e përgjithshme e shtrirjes ditore është: TV Sitel – 37.73%, Kanal 5 – 32.49%, Telma – 18.74% dhe Alsat M – 16.25%. /Portalb

Raportin e plotë mund ta shihni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button