Maqedoni, FSSH me statistika: Ja cilat barna më tepër janë konsumuar gjatë vitit 2016

Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH), në raportin vjetor të barnave për vitin 2016, njofton se 1.210 barna me emër të mbrojtur nga prodhues të ndryshëm mund të merren me recetë. Në fakt këto barna përfshijnë 427 gjenerikë me fortësi dhe formë dozimi prej të cilave 75% janë barna pa kosto shtesë, përveç participimit i cili zbatohet në pajtueshmëri me rregullat ligjore, njofton Portalb.

Këto barna të siguruarit i marrin me recetë nga mjeku amë ndërsa për një lloj të veçantë të barnave është i nevojshëm rekomandimi i mjekut specialist/subspecialist. Me barnat e Listës pozitive, të siguruarit mund të furnizohen nga 776 barnatore të shpërndara nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë prej të cilave, 695 janë barnatore nëpër mjediset urbane, 72 janë stacione farmaceutike, 6 janë barnatore mobile dhe 3 janë barnatore rurale.

FSSH ju paraqet një tabelë -përshkruese të numrit të recetave të realizuara dhe vlera financiare e tyre (të shprehura në denarë) për periudhën kohore 2008 – 1016

Untitled

Nga gjithsej 14 grupet e barnave do t’a veçojmë konsumin e barnave që janë pjesë e grupeve të sistemit ATC[1] e sidomos grupa C – marrin pjesë barnat e sistemin kardiovaskular me 9.667 milionë receta të realizuara.

Rajoni i Shkupit është rajoni në të cilin më së shumti konsumohen barnat me recetë nga ana e të siguruarve edhe atë me 6 milionë e 920 mijë receta (rreth 31,06%).  Në top listën e 10 barnave më të konsumuara për nga vlera financiare, Fondi në vitin 2016 ka ndarë 904,2 milionë denarë ose 34,4% nga vlera totale e barnave ndërsa, në top listen e 10 barnave më të konsumuara për nga numri i recetave janë realizuar 9,32 milionë receta ose afërsisht 42% nga numri i përgjithshëm i recetave.

Top lista e tre barnave më të konsumuar sipas vlerës, janë këto gjenerikë:

Atorvastatin – bar për uljen e sasisë së yndyrës në gjak, të cilin me recetë e kanë konsumuar 109.309 të siguruar ose 5,9% nga mesatarja e numrit të përgjithshëm të personave të siguruar

Tamsulosin – bar për relaksimin e muskulaturës së prostatës, e kanë konsumuar 42.558 ose 2,3% nga mesatarja e numrit të përgjithshëm të personave të siguruar

Salmeterol + fluticasone – bar për sistemin e frymëmarrjes, kundër astmës dhe sëmundjes pulmonare obstruktive kronike, e kanë konsumuar 9.513 ose 0,5% nga mesatarja e numrit të përgjithshëm të personave të siguruar.

Untitled

Top lista e tre barnave më të konsumuar sipas numrit të recetave të realizuara, janë këto gjenerikë:

Enalapril – bar për uljen e tensionit të lartë të gjakut, e kanë konsumuar 176.321 ose 9,5% nga mesatarja e numrit të përgjithshëm të personave të siguruar

Metformin – bar për regullimin e sasisë së sheqerit në gjak, e kanë konsumuar 91.471 ose 4,9% nga mesatarja e numrit të përgjithshëm të personave të siguruar

Diazepam – bar për frenimin e sistemit nervor (qetësues), e kanë konsumuar 216.024 ose 11,7% nga mesatarja e numrit të përgjithshëm të personave të siguruar.

Untitled

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button