Ku u harxhua buxheti i Qytetit të Shkupit prej 112 milionë euro për vitin 2016?

A e dinë shqiptarët e Shkupit, partitë politike, “analistët” se ku u harxhua buxheti i qytetit të Shkupit prej 112 milionë euro për vitin 2016, dhe ku do të harxhohet buxheti i vitit 2017 që do tejkalon shumën prej 120 milionë euro?

Nga 10 komuna që përbëjnë qytetin e Shkupit është lejuar që vetëm dy të jenë Shqiptare, Saraj dhe Çairi, edhe këta nuk kanë fare qasje, ndikim në harxhimin e mjeteve të buxhetit grandioz të Shkupit!

Që nga viti 2002 e këndej në kontinuitet për mes shkrimeve kam ngritur çështjen e ndryshimit të ligjit për qytetin e Shkupit, i cili është kundër kushtetues sepse diskriminon qytetarët shqiptar karshi të tjerëve, me këtë ligj përjashtohen komuna e Haraçinës dhe komuna e Studeniçanit nga e drejta për pjesëmarrje në zgjedhjen e kryetarit dhe këshillit të qytetit të Shkupit, absurd ky që kanë lejuar partitë politike shqiptare të paktën që nga 2002-shi deri më sot!

Llogaritni sa është vetëm dëmi financiar për 15 vitet e kaluara nga ky ligj diskriminues, nëse e marrim mesataren e buxheteve vjetore që të jetë rreth 75 milion euro në vit për 15 vite i bie që shqiptarët janë dëmtuat për mbi 1 100 000 (NJË MILJARD E NJËQIND MILION EURO), jemi dëmtuar sepse Shqiptarët me këtë ligj janë bërë pakicë absolute në këshillin e qytetit të Shkupit dhe nuk kanë mundur të kenë kurrfarë qasje dhe ndikim politik në vendimmarrjen për planifikimin dhe harxhimin e këtyre mjeteve, kjo e keqe trishtuese për fat të keq tonin është e garantuar minimum edhe për vitin 2017!

Partitë politike Shqiptare mos të pranojnë formimin e qeverisë pa marrëveshje për ndryshimin e ligjit për Shkupin, me të cilin do të ndërpritet diskriminimi i qytetarëve shqiptarë të komunës së Haraçinës dhe komunës së Studeniçanit, me këtë edhe diskriminimi i gjithë Shqiptarëve të Shkupit, me ndryshimin e ligjit do t’iu mundësohet realizimi i të drejtës kushtetuese si qytetar të barabartë me qytetarët tjerë të Shkupit, duke iu mundësuar gjithë shqiptarëve të Shkupit që të marrin pjesë në zgjedhjen e kryetarit dhe këshillit të qytetit të Shkupit do të ndërpritet diskriminimi kushtetues i qytetarëve Shqiptarë të qytetit të Shkupit, me këtë ndryshim do të rritet mundësia e rritjes së numrit të këshilltarëve Shqiptar në qytetin e Shkupit, dhe vetëm kështu do të mund të jenë pjesë e vendimmarrjes për planifikimin dhe harxhimin e buxheteve dhe punësimet e Shqiptarëve në ndërmarrjet publike të qytetit të Shkupit.

Për faktin e heshtjes të partive politike Shqiptare ne po dëmtohemi, diskriminohemi me ligj të miratuar para hundës së përfaqësuesve Shqiptar!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button