Nëse lexoni këtë, do lini menjëherë duhanin

Të gjithë duhanpirësit, sa herë që ndezin një cigare lexojnë për dëmet që shkakton ajo në shëndetin e tyre. Në disa vende të botës, na paketa janë të stampuara edhe pamjet e tmerrshme të sëmurëve nga duhanpirja, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Por nëse edhe videot që tregojnë transformimin e një duhanpirësi, pamjet e mushkërive të djegura dhe tumoret e stadeve të fundit nuk kanë bërë efekt, me siguri që konstatimi i “WallhetHub” do t’ju bëj të mendoheni tre herë përpara se të blini paketën e radhës. Web-siti i financave personale, ka kryer një analizë, përmes së cilës tregon se duhani shkakton rreth 1.5 milionë dollarë,  humbje në buxhetin personal të çdo duhanpirësi, gjatë gjithë jetës së tij.

Megjithatë, “WallhetHub” ka theksuar se kjo është shuma mesatare, pasi çmimi i duhanit ndryshon nga vendi në vend. Një duhanpirës që jeton në New York shpenzon rreth 2.3 milionë dollarë gjatë jetës së tij, ndërsa në Shqipëri, nëse pini vetëm një paketë në ditë, shpenzoni mesatarisht rreth 1 milion lekë (të vjetra) në vit dhe rreth 60 milionë gjatë gjithë jetës, por pa përfshirë paratë e shpenzuara për sëmundjet e lidhura me duhanin.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button