Gruevski: Kam bërë shumë për shqiptarët por mediat më bëjnë të keq

Në një intervistë të gjatë, Gazeta Express e Kosovës i ka kushtuar goxha hapësirë, ish kryeministrit Nikolla Gruevski duke e lavdëruar dhe lartësuar me fjalët “i pa konkurrencë” dhe “dukshëm më i madh se sa rivali i tij, LSDM”.
Në të Gruevski i cili tani po humb pushtetin më në fund ka vendosur të “hap zemrën” ndaj mediave shqiptare të cilat vite me radhë i ka injoruar me plotë vetëdije qoftë për deklaratë e qoftë për intervistë, njofton Portalb.mk.

Në mega-intervistën në të cilën Gruevski paraqitet si viktimë “i keqkuptuar” dhe i rrezikuar nga disa OJQ dhe media, si që shprehet ai, thotë që ka bërë shumë për shqiptarët, së bashku me partnerin e deritashëm, Ali Ahmetin, por për shkak SOROS-it shqiptarët nuk kanë arritur ta shohin këtë dhe mendojnë që është “i keq”.

Në këtë intervistë propaganduese Gruevski tregon se pse Ali Ahmeti nuk ka arritur ta mbajë votën shqiptare ndërsa për partitë shqiptare në përgjithësi thotë që shumë merren me çështje kombëtare duke i këshilluar si të bëjnë politikë që më mirë të marrin votat e elektoratit.

“Partitë shqiptare disi të gjitha problemet i përqendrojnë te çështja kolektive kombëtare dhe kjo dëmton qytetarët dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve të përditshme, nevojave dhe sfidave. Nuk mund të jetohet vetëm me politikë të lartë. Kjo është në rregull, por qytetarët kanë nevojë për gjëra konkrete dhe partitë e tyre, besoj, janë të përqendruara diku tjetër dhe kjo me sa duket është edhe kriteri kryesor në përcaktimin e politikës së stafit. Dhe çfarë ndodh më vonë? Kur përballen me pakënaqësitë e qytetarëve shqiptarë për çështje të pazgjidhura, shumë politikanë shqiptarë në Maqedoni fajësojnë VMRO-DPMNE-në. Nuk po flas me hamendje, kam dëgjuar këtë nga disa prej tyre në biseda private.” thotë Gruevski.

Ai më tej thotë që nuk ka nevojë për zyrtarizm të gjuhës shqipe sepse ajo tani është zyrtare në vendet ku ka 20% shqiptarë ndërsa në mandatin e ardhshëm thotë që do të jetë “më afër shqiptarëve”.

Intervista e plotë është në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button