Maqedoni, MPPS ka hapur konkurs për ekskursion falas për pensionistët

Ministria e punës dhe politikës sociale (MMPS) sot hapi konkursin për aplikim të pensionistëve në projektin “Rekreacion klimaterik për pensionistë në Bansko të Strumicës” dhe “ Ekskursion gjatë vikendit për pensionistët”. Konkursi zgjat prej 20 janarit deri më 20 shkurt, transmeton Portalb.mk.

Të drejtë për aplikim kanë pensionistët që jetojnë në Maqedoni dhe marrin pension nga Republika e Maqedonisë, pensionistët të cilët marrin pension nga shtetet të tjera me të cila shtete qeveria ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim, në këtë kategori përfshihen edhe pensionistët me pension familjar dhe shfrytëzuesit e pensionit invalidor dhe pensionistët të cilët nuk kanë shfrytëzuar asnjërën nga këto projektet gjatë vitit 2014, 2015 dhe 2016.

Pensionistët mund të aplikojnë në të dy projektet por që mund të shfrytëzojnë vetëm njërën prej tyre.

Projekti për “ Rekreacion klimaterik për pensionistët në Bansko të Strumicës”- zgjat shtatë ditë dhe parasheh:

-6 netë me 3 vakte të ushqimit

– terapia në banjë

– kontroll shëndetësor

– transport (shkuarje dhe ardhje)

Projekti për “Ekskursion gjatë vikendit për pensionistët” do të realizohet në: Ohër, Prespë, Berovë, Strugë dhe Kërçovë.

Në këto projekte mund të aplikohet në filijalet dhe webfaqen e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button