GJENERALI FATALIST

Ndër strategët më të mëdhenj ushtarakë të historisë njerëzore llogariten prijësit e famshëm: Leka i Madh, Jul Cezari, Xhingis Khani, Atilla i Hunëve, Napoleon Bonaparta dhe disa gjeneralë të kohërave më të reja. Mes tyre është dhe heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili, në dallim prej shumë të tjerëve, njihet me betajat e famshme për mbrojtjen e atdheut të tij të shtypur nga thundrat e të huajve.

Napoleon Bonaparta, për shembull, la në baltra luftërash pushtuese mijëra ushtarë francezë. Megjithatë, edhe përkundër këtij fakti, Franca krenohet me emrin e tij, të shndërruar në vulë të një epokeje historike. Shqiptarët, ndërkaq, që e konsiderojnë veten trima dai (respekt krenarëve që nuk turpërohen nga raca dhe heronjtë e tyre!), janë tërhequr në stofulla minjshë dhe, në vend të kujtimit të bëmave të heroit tonë, kremtojnë si dhen përvjetorët e pushtuesve shekullorë.

Shi për këtë, për t’ua hapur sytë të painformuarve, po sjell në vijim portretin ndryshe të Napoleonit (me të dhëna të përkthyera dhe të parafrazuara nga vepra Tragjedia e gjeniut, e autorit V. Stanojeviq), duke mundësuar krahasimin ndërmjet heroit freng dhe atij shqiptar, i bindur se objekti i përqasjes është mekanizmi që heq mjegullën, në të cilën kolovitet budallallëku emblematik shqiptar.

*

Napoleoni lindi në vitin 1769 në ishullin Korzika, në një familje avokatësh. Me vetëm 24 vjet u bë general, kurse në vitin 1804 u shpall mbret.

Qe neuropat, epileptik e psikopat. Babai i tij ishte rrenacak dhe pijanec i madh. Nënën e pati të mirë, kurse motrën Paulina aq amorale, sa e pranonte publikisht se dëshiron të mrtohet me të vëllanë. Ajo thoshte pa fije turpi: Unë jetoj me të vëllanë… Për habi, edhe Napoleoni, i cili mendonte se nuk është si njerëzit tjerë, thoshte se rregullat e moralit nuk vlejnë për të.

Si i ri ndoqi shkollën ushtarake. Asokohe mori një dënim, por, pas disa sulmeve nervore, e liruan nga dënimi. Mjekët thonin se kur pëson sulme epileptike Napoleoni qanë si grua. Kjo u dëshmua më 1808 kur u nda nga Zhozefina dhe kur vërtet qau si grua.

Ishte tepër i ndjeshëm ndaj të ftohtit. I dhimbte vetëm gjysma e kokës, bënte grimasa fytyre, kurse supet i lëviznin vetvetiu. Kur sëmurej shihte halucinacione dhe imazhe të llahtarshme, por nuk lejonte të flitet për sëmundjen e tij.

Zoti i tij ishte fuqia mbynatyrore që i ndihmonte në momente vendimtare. Ishte fatalist, ndaj thirrte shpesh t’i shtinin fall magjistarët, fallxhorët, ciganët… Kur e burgosën në Sveti Jelenë, thoshte se të gjitha fatalitetet qenë ngritur kundër tij. Vetë e prante se ka nerva shumë të tendosura.

Hera-herës ishte tepër kolerik dhe i vrullshëm. Vetëm pse i folën për paqen, goditi me shuplakë një ambassador dhe shqelmoi një dijetar instituti…

Qe trim i pashoq dhe këtë e dëshmoi me luftërat në Austri, Rusi, Portugali, Spanjë, Egjipt…, ku, më së shpeshti, korri fitore. Luftoi mbi 20 herë në radhët e para, tri herë u plagos në luftë, por kur me një rast e sulmuan kuvendarët me grushta, u hutua si mi…

Në vitin 1812 e sulmoi Rusinë me mbi 500.000 ushtarë (disa thonë 700.000), por pësoi humbje të rëndë nga e cila nuk u këndell kurrë si duhet. Nga kjo betejë ai ktheu në Francë më pak se 10 përqind të ushtarëve të tij.

Më 1815, pranë qytetit belg Vaterlo, e pesoi humbjen më të madhe ushtarake dhe u mposht përfundimisht. U përpoq të ikë në Amerikë, por u zu rob dhe u dërgua në Sveti Jelenë, ku vdiq më 5 maj të vitit 1821, në moshën 52 vjeçare.

Shumë njohës të jetës së tij mendojnë se jetën ia shkurtoi epilepsia.

Thuhet se Napoleon Bonaparta pati kontakte edhe me rebelin e madh shqiptar – Ali Pashë Tepelenën. Më 1797, ky i fudit kërkoi prej Napoleonit instruktorë të artilerisë dhe bombardues…

Në kujtesën e njerëzve Napoleoni ka mbetur edhe me aforizmat, ndër të cilat më domethënëse janë ato që kanë të bëjnë edhe me personalietin e tij karizmatik, si:

  • Lufta është biznesi i barbarëbe.
  • Njërëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i shohim nga afër…

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button