“El Chapo” ekstradohet në SHBA

Pas një kalvari të gjatë ligjor, ish-bosi i drogës Joaquin Guzman është ekstraduar drejt shteteve të bashkuara të Amerikës.

Për mediat lajmi u konfirmua nga Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës, i cili tha se nën masa të rrepta sigurie Guzman u nis me një avion drejt SHBA-ve pa specifikuar se ku do të mbërrijë.

I njohur me nofkën ‘El Chapo’, Guzman ishte dikur lideri i Sinaloa, një prej karteleve më të fuqishme të trafikut të drogës në Meksikë. Veç famës që fitoi prej këtij biznesi, Guzman u bë edhe më i njohur, pasi u arrestua dy herë nga autoritetet meksikane dhe të dyja herët mundi që të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu.

Pas arrestimit të tretë, SHBA nguli këmbë për ekstradimin e tij dhe duket se Meksika ka qenë mëse e lumtur t’ia plotësojë këtë dëshirë duke hequr një peshë mjaft të sikletshme nga vetja.

Janë disa shtete amerikane mes të cilave Arizona, Kalifonia dhe Teksasi që kanë ngritur akuza kriminale ndaj El Chapos, përfshirë trafik droge dhe vrasje, diçka që e bën të paqartë se ku do të zhvillohet gjyqi i tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button