Defekt në aeroplanin në të cilin udhëtonte Edi Rama

Aeroplani me të cilin udhëtonte kryeministri Edi Rama, dhe delegacioni shqiptar nga Singapori në Frankfurt ka shfaqur probleme teknike në një prej motorëve.

 

Sipas televizionit “Report TV” bëhet me dije se, avaria në aeroplan ndodhi vetëm pak minuta para se të ngrihej në fluturim. Për shkak të këtij defekti, delegacioni shqiptar u nis 3 orë me vonesë.

Kryeministri Edi Rama, dje ndodhej për vizitë zyrtare në Singapor bashkë me disa zyrtarë e biznesmenë shqiptarë në një forum ekonomik të përbashkët me qeverinë e Singaporit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button