Kurti: Në veri nuk u dërgua njësiti anti terror, e në Vetëvendosje po

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendi tha, se nuk është vetëm qeveria kundër VV-së por i gjithë shteti.

“Shteti është i kapur në shënjestër është opozita”, tha ai.

Sipas tij, prokuroria ka ngritur aktakuza për korrupsion vetëm për të bërë përmirësimin e gjendjes për  liberalizimin e vizave, e jo për drejtësi e shtetësi, shkruan lajmi.net.

Ndër tjera, ai tha, se as ne veri për trenin serb nuk u veprua me njësitin anti terror, si u bë ndaj Vetëvendosjes.

“As në veri nuk u përdor FIT, njësia anti terror, por ndaj  VV-së po”, tha ai.

“Sulmi mbi Kuvendin e Kosovës kur ka ndodhur nuk është quajtur akt terrorist, por kanë thënë është goditur me mjete shpërthyese. Pse nuk u quajt sulm terrorist në fillim të gushtit, por në fund. Akti u bë terrorist vetëm atëherë kur u kuptuan se aktivistët janë të Vetëvendosjes. Kjo është kryekëput politike”, deklaroi deputetit i VV-së.

Kurti foli edhe për aktivistet e VV, i cili tha se “ata nuk kanë të bëjnë me rastin në Kuvend, për arsye se po të ishte kështu nuk do t’i kishin liruat në burg shtëpi.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button