Asad: Konferenca në Atana do të jetë për armëpushim në Siri

Presidenti sirian Bashar al Asad sot deklaroi se në bisedimet e ardhshme në Astana do të orientohen në përforcimin e marrëveshjes për ndërprerje të armiqësive, me qëllim që të mundësohet qasje deri te ndihma humanitare.

“Qëllimi është që të arrihet armëpushim edhe të grupeve kryengritëse, t’u mundësohet arritje e marrëveshjes për pajtim me Qverinë. Kjo ka për qëllim që të mbrohen të drejtat e njeriut dhe të mundësohet ndihma humanitare të arrijë deri në rajone të ndryshme në Siri”, theksoi Asad.

Ai ka shfaqur shpresë se në konferencën në Astana, që do të mbajez javën e kaluar, do të bisedohet për gjithçka me grupet kryengritëse.

“Tash për tash nuk është e qartë do të kyçet edhe dialogu politik sepse nuk dihet se kush do të marrë pjesë në konferencën”, shtoi Asad.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button