Aksesori i flokëve të Jennifer Lopez, kushton vetëm 1 dollar

Ajo shkëlqeu mbrëmë në ndarjen e çmimeve të People’s Choise Awards.  Jennifer Lopez, pasi rrëmbeu çmimin e parë, e gjithë vëmendja ishte tek paraqitja e saj e cila ishte e mrekullueshme, njofton Bordo.al. Gjëja e parë që mendojmë kur një yll parakalon në tapetin e kuq, me gjithë shkëlqimin që mbart,  është vlera marramendëse që personazhi ka shpenzuar për atë parakalim. Me një dyzinë stilistësh e grimierësh, yjet e showbizit botëror, kanë luksin të shpenzojnë qindra mijëra dollar vetëm për një natë.

Por e dini sa ka shpenzuar mbrëmë Jennifer Lopez për aksesorin e flokëve të saj? Vetëm 1 dollar.

Po, po, ajo i kishte kapur flokët bisht kali me një llastik që kushton 1 dollar ose disa cent. Një aksesor të tillë që çdo vajzë e ka në shtëpi, Lopez parakaloi tapetin e kuq, e sigurisht ajo super shkëlqeu, sepse në fund të fundit Jennifer Lopez, është Jennifer Lopez.

jlo4

jlo3

jlo2

jlo1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button