Ushtria merr “kalanë e fundit” të DEASH-it në veri të Mosulit

Ushtria irakiane ka deklaruar se ka marrë nga organizata terroriste DEASH, qytezën Telkejf e cila ndodhet në veri të Mosulit, raporton Anadolu Agency (AA).

Komandanti i Operacioneve të Mosulit, Abdulemir Jarullah në një deklaratë me shkrim ka thënë se si rrjedhojë e një operacioni të nisur mëngjesin e sotëm, qyteza Telkejf e cila ndodhet në veri të Mosulit është marrë nga organizata terroriste DEASH.

Qyteza Telkejt njihej si “kështjella e fundit” e DEASH-it në veri të Mosul-it. Banorët e saj janë kryesisht të besimit të krishterë.

Forcat ushtarake prej 3 muajsh mbanin nën rrethim qytezën. Kjo gjendje ishte kthyer në një krizë humanitare për mijëra familje që jetonin aty.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button