Xhenxhefili – Ushqim dhe ilaç

Xhenxhefili, bima qepujkë me prejardhje nga Kina, është një nga ushqimet më të kërkuara në kuzhinat aziatike. Me shije të fortë dhe aromë specifike që nga lashtësia, përveç në gastronomi përdoret edhe për qëllime shëruese, sepse ka veçori të dëshmuara kundër inflamacioneve. Kompresat nga xhenxhefili relaksojnë muskujt, nxehtësia e kompresës nxit qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet në shpinë, reumatizmin, artritin dhe forcon imunitetin. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet terapia me xhenxhefil si një nga tretmanët më efikas në muajt e ftohtë me çka do t’ia ktheni energjinë organizmit, nxehni trupin dhe forconi qëndrueshmërinë e tij.

Ndikimi çudibërës

Xhenxhefilin e quajnë bimë çudibërëse për shkak të shumë efekteve të tij çudibërëse. Tradicionalisht përdoret për të qetësuar inflamacionet dhe irritimet e rrugëve të frymëmarrjes, për shërimin e anginave dhe pezmatimin e hundës, veshit, por ka efekt edhe në organet e tretjes. E konsiderojnë ilaç për tërë sistemin tretës, mbron mukozën dhe parandalon krijimin e të thatit dhe ngërçeve në stomak.

Është i shkëlqyeshëm tek largimi i problemeve të fryrjes së barkut dhe kundër të përzierave. Lehtëson kokëdhembjen, përmirëson qarkullimin, nxit djersitjen e madhe, parandalon koagulimin e gjakut, ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut. Ka edhe ndikim antioksidativ, me çka ngadalësohet procesi i plakjes.

E pastron organizimin nga toksinat. Shpejton shërimin e indit të dëmtuar pas gjendjeve të ndryshme inflamatore. Për përgatitjet nga xhenxhefili përdoret qeporja e bimës e cila përmban materiet aktive, falë të cilave xhenxhefili edhe ka efekt kundër-inflamator dhe shërues në shëndetin e njerëzve.

Terapia me xhenxhefil kthen energjinë

Terapia me xhenxhefil është e shkëlqyeshme për përgatitjen e organizmit për ditët më të ftohta. Kompresat e ngrohta shtrihen në trup me një masazh të lehtë, me çka arrihet efekti rivitalizues, forcohet qarkullimi, nxitet sistemi i imunitetit dhe trupi liron materiet dhe toksinat e dëmshme. Xhenxhefili i freskët kthen vitalitetin dhe energjinë. Meqenëse nxehtësia e tij depërton thellë në ind, ndikon dobishëm edhe në organet vitale siç janë veshkat, mushkëritë dhe mëlçia. Kompresat veçanërisht janë të dobishme tek shpina e shtangur, muskujt që dhembin dhe të gjitha sëmundjet kronike.

Ushqim aromatik

Tek popujt e Lindjes që nga lashtësia njihet për efektet e veta shëruese, xhenxhefili është delikatesë e vërtetë kur janë në pyetje veçoritë e tij kulinare. Njihet me shijen e vet pikante, orientale dhe pak djegëse. Ajo aromë në veçanti vjen në shprehje gjatë përgatitjes së ushqimeve të kuzhinës aziatike të cilat praktikojnë zierjen në wok, enë me fund të rrumbullakët.

Në treg xhenxhefili mund të gjendet si rrënjë e freskët, ose si shtesë e thatë dhe bluar për gjella. Sa i përket vlerës ushqyese, nga mineralet në sasi më të madhe përmban kaliumin, bakrin, magnezin dhe manganin. Prej vitaminave përmban grupet e vitaminave C dhe B. Pluhuri i tharë i xhenxhefilit ka shije të mprehtë, dhe është përbërës i shumë përzierjeve curry. Xhenxhefili i freskët mund të përdoret si ushqim për shumë gjelle nga mishi, pula, peshku, supa dhe komposto. Xhenxhefili mund të përdoret në kombinim edhe me ushqimet ëmbla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button