Si pasojë e ortekut, humb jetën një person në Brezovicë

Një person ka humbur jetën në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, si pasojë e një orteku i cili e ka nxjerrë atë jashtë pistës së skimit, transmeton REL.

Lajmin e ka konfirmuar, Milaim Kelmendi, kryetar i Federatës së Skitarëve të Kosovës, i cili tha se në kohën kur ka ndodhur kjo ngjarje, ishin katër persona në pistë, tre prej të cilëve kanë shpëtuar, kurse njëri është rrëmbyer nga orteku. Bëhet fjalë për një djalë 24 vjeçar me inicialet F.Ç., nga Ferizaji.

Zëdhënës rajonal i policisë në komunën e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar po ashtu për Radion Evropa e Lirë se një person kishte rënë në humnerë si pasojë e ortekut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button