BE urgjentisht t’i shpërngulë refugjatët nga Maqedonia, Greqia dhe Serbia

Deputetët e Parlamentit Evropian i bënë thirrje Bashkimit Evropian (BE) dhe qeverive të vendeve anëtare të Unionit se duhet të sigurojnë ndihmë urgjente për t’iu ndihmuar migrantëve dhe refugjatëve në përballjen me temperaturat e ulëta dhe borën në disa pjesë të Evropës, duke i theksuar më pas Maqedoninë, Greqinë dhe Serbinë si vende ku ka “kushte të papranueshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njëkohësisht siç njofton korrespondenti i agjencisë shtetërore të lajmeve të Maqedonisë MIA nga Brukseli, eurodeputetët u kanë bërë thirrje vendeve të BE-së që t’i plotësojnë premtimet e tyre për transportim të mijëra azil-kërkuesve në vende të tjera, sidomos nga Greqia.

Disa folës në seancën e Europarlamentit bënë thirrje që të dëgjohet thirrja e dëshpëruar e refugjatëve që janë në ishujt grekë, por siç theksuan “edhe në vende të tjera, siç janë Serbia dhe Republika e Maqedonisë” dhe eurodeputetët theksuan se është “e papranushme” që nuk reagohet, duke pyetur “sa njerëz duhet të vdesin nga i ftohti që BE-ja të reagojë”.

Sipas debatit në shtëpinë ligjvënëse të BE-së, deri më tani janë transportuar vetëm 6 përqind nga 160.000 azil-kërkuesit, të cilët duhet të shpërngulen nga Greqia dhe Italia.

“Ne nuk jemi krenarë me këtë gjendje të dhimbshme”, theksoi komisari për ndihmë humanitare të BE-së”, Hristos Stiliadis.

Eurokomisari sqaroi se BE-ja ndan mjaft para për t’i ndihmuar Greqisë që të përballet me kushtet e papara deri më tani, por theksoi se “disa dobësi në terren nuk kanë lejuar që paratë e marra nga Brukseli të shfrytëzohen në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button