Ali Ahmeti u takua me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev, dolën me kumtesa identike: do të takohemi sërish

Pas takimit të një dite më parë me kreun e VMRO-së Nikolla Gruevski, kreu i BDI-së Ali Ahmeti takoi sot kreun e LSDM-së Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Ky është takimi i parë në nivel liderësh midis kryetarit të BDI-së Ahmeti dhe liderit të LSDM-së, Zaev pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor 2016.
Në takim, në parim u diskutua për qëndrimet respektive që palëve i kanë prezantuar në këtë periudhë, pa hyrë në detaje ose biseda për çështje të veçanta konkrete.
Në periudhën në vijim është e pritshme që takime të tilla të ketë midis dy palëve dhe opinioni do të njoftohet me kohë.” shkruan në kumtesën e BDI-së.

Fjalët e njëjta me pikë dhe presje në gjuhën maqedonase i dërgoi edhe LSDM-ja në kumtesën e tyre për mediat.

LEXO: BDI dhe VMRO-DPMNE, Milloshoski: Qëndrimet mbetën të njëjta

Ndryshe, BDI kërkon zbatimin e dygjuhësisë në të gjithë territorin, zgjatje të mandatit të Speciales dhe vazhdimin e procesit të euro-integrimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button