Fati i PDSH-së, pas ikjes së Menduh Thaçit

Humbja e thellë që pësoi PDSH-ja në zgjedhjet e 11 dhjetorit përbën test për këtë parti nëse do të mund të mbijetojë në skenën politike, transmeton Alsat-M.

Njohësi i çështjeve politike Alajdin Demiri vlerëson se reformimi i partisë është i domosdoshëm por shprehet skeptik se Manduh Thaçi do të largohet nga partia pasi sipas tij kryetari i ri i partisë do të dirigjohet nga Thaçi.

 “Rezultatet e fundit të zgjedhjeve në një mënyrë e ç’bëjnë PDSH-në dhe tash do të jetë ajo pjesë e mbijetesës, a do të mund të mbijetojë. Tërheqja e Thaçit, mendoj se ajo ishte një moment i dobësisë, kur ai deklaroi se do të tërhiqet në realitet ajo do të jetë një tërheqje strategjike, ku realisht ai përsëri do ta udhëheqë partinë, por formalisht do të venë dikën që do të bëhet lider njeri që do të telekomandohet “, tha analisti Alajdin Demiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button