MAGJISTRALJA E HARRUAR!

Segmenti i rrugës ndërkombëtare SHKUP-TIRANË nga fshati Podmol deri në Qafë Thanë është harruar krejtësisht nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Përveç faktit që gropat në këtë rrugë u ngjajnë kratereve vullkanike, sinjalistika vertikale, pra shenjat e komunikacionit janë akoma të kohës së Titos.

Sipas Nenit 91, alinea 1 e  “Rregullores së vendosjes së shenjave të komunikacionit” (Gazeta zyrtare nr.35 e datës 22/03/2007) “të gjitha shenjat e trafikut rrugor duhet të ndërrohen me shenja të reja sipas standardeve Evropiane, deri në datën: 31/12/2007.”

Dhjetë vite kanë kaluar, askush nuk ka ndërmarrë asgjë për të ndryshuar shenjat! Në këtë segment nuk ka akoma “rrugëtregues” me toponime të vendbanimeve shqiptare.

Me shpresë që organet udhëheqëse të “Rrugët e Maqedonisë” do ta lexojnë shkrimin, besoj se do ndërmarrin diçka në lidhje me këtë problematikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button