Ndërto një jetë të tretë

Mëngjesi i krisur ëndërron natën e qelqtë,
Hëna e rrudhur shkoi, dielli shkëlqimtar s’erdhi,
As lindje as vdekje, as gjëmë as këngë,
Yjet pezull, qielli, toka po heshtin.

Sonte vishi rrobat e të çmendurve,
S’do të kesh faj dhe nëse do ta kenë të gjithë frikën,
Nëse do gjurmën e vërtetës ta shkelësh,
Fol me sy, e shpirtin digje.

Nëse të  thonë, ti je një pyll i dendur,
Pa zogj të larmë e grabitqar, dije, t’i je një hiç,
Si një shpirt që fle në shtrat të heshtjes,
Që s’ndjen hare, as hidhërim.

Ti mund ta kthesh natën e qelqtë,
Hëna vjen, dielli do të del përsëri,
Mes dy jetëve, ndërto një të tretë,
Që yjet të lozin, toka dhe qielli të flasin për ty!

Autor: Suad Bajrami

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button