Maqedoni, konkursi për administatorët gjyqësor i paligjshëm

Pranimi i ankesave nga Gjykata Supreme e Maqedonisë për punësimet në Gjykatën Penale të Shkupit nuk është për tu habitur, sepse ish-kryetari i tij Vlladimir Pançevski ka qenë i paralajmëruar edhe me shkrim se konkursi për administratorët gjyqësor nuk është i paraparë me ligj, shkruan makfax, përcjell Portalb.mk.

Nga Gjykata Supreme Shkupi 1, dëshmojnë se vendimi i Pançevskit ka qenë i gabuar dhe jo i paraparë me ligj, por ai nuk i mori parasysh paralajmërimet dhe e vazhdoi procedurën e punësimit të administratorëve.

Për shkak të arbitraritetit të Pançevskit, të punësuarit në gjykatë kanë hapur padi, por pas saj nuk është ndërmarrë asnjë veprim, sepse pritej për vendimin e Gjykatës Supreme të Maqedonisë, e cila i pranoi ankesat e të ankuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button