Masakra e Stambollit, shënjestra u ndryshua në fund

Mbrëmjen e ndërrimit të viteve ishte urdhëruar të sulmonte sheshin “Taksim” në Stamboll, por ndërroi mendje momentet e fundit duke zgjedhur klubin e natës “Reina”, raporton Top Channel.

Kështu ka rrëfyer 33-vjeçari nga Uzbekistani që shkaktoi 39 viktima në orët e para të 1 janarit. “Shkova në sheshin “Taksim” në vigjilje të vitit të ri, por masat e sigurisë ishin tepër të larta dhe sulmi do të ishte e vështirë”, citohet të ketë thënë Abdulkadir Masharipov, nga gazeta turke Hurriyet.

Ai dëshmon më pas se kishte marrë udhëzime për të shënjestruar një tjetër zonë. “Lëviza përgjatë Bosforit me taksi rreth orës 10:00 të mbrëmjes dhe Reina mu duk i përshtatshëm për sulmin. Nuk pashë shumë masa sigurie”, ka vazhduar më tej terroristi. Të martën guvernatori i Stambollit Vasip Sahin deklaroi se Masharipo e kishte pranuar fajësinë dhe se shenjat e gishtërinjve të tij përputheshin me ato që u gjetën në vendin e ngjarjes. Sahin e përshkroi Masharipovin si të edukuar dhe në gjendje për të folur 4 gjuhë.

Sipas autoriteteve turke, 33-vjeçari ishte trajnuar në Afganistan. Uzbeku raportohet t’i ketë thënë më herët hetuesve se kishte vepruar sipas urdhrave direkte të ISIS-it në Siri. Ai u arrestua të hënën në një apartament të periferisë së Esenyurt në Stamboll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button