Maqedoni, të dhënat personale të 4793 studentëve shpërndahen nëpër e-maila

Të dhënat personale të 4.793 studentëve të Fakultetit të makinerisë dhe fakulteteve të tjera private dhe shtetërore janë dërguar në postat elektronike të qindra studentëve të Fakultetit të Makinerisë së Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, nëpërmjet e-mailave zyrtar, shkruan Radio MOF, transmeton Portalb.

Data baza përmbanë numër të indekseve, adresa të vendbanimeve, qytetin, numrat telefonik, e-maila dhe fjalëkalime për e-mailin, që që është kundër ligjit për të dhëna të personale.

Kjo informatë fillimisht ka filluar që të shpërndahet nëpër rrjetet sociale. Sipas së njëjtës, një pjesë më e madhe të informatave janë të studentëve të Fakultetit të Makinerisë. Studentët janë të habitur se kush e ka bërë, dhe nuk e dinë, nëse të njëjtën e kanë bërë me qëllim ose pa dashje.

Dekani i fakultetit Darko Danev, thotë se pasi që është njoftuar me rastin, i ka marrë të gjitha masat për parandalimin e shpërndarjes plotësuese të të dhënave.

“Deri në këtë moment i kemi ndërmarrë të gjitha masat për t’u parandaluar përhapja e mëtutjeshme e të dhënave në çfarëdolloj mënyrë, ndërkaq ajo do të thotë se serverët dhe një pjesë e IT pajisjes me të cilët disponon Fakulteti i Makinerisë janë të fikura. Kemi kontaktuar me Zyrën për Mbrojtjen e të Dhënave Personalle, ndërkaq në ditën e parë të punës nga ana jonë do të dorëzohen edhe kërkesë deri te Zyra për kryerjen e kontrollit të jashtëzakonshme mbikëqyrës, me çka do të zbardhen dhe arsyet e rastit”, thotë Danev. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button