Sherri me Noizyn, ja dëshmia e Cozman në Prokurori

Hetimet për përplasjen me armë mes grupit të Cozman dhe atij të Noizyt ende vazhdojnë. Ndaj, reperi nga Kosova është thirrur në Prokurori ditën e djeshme, ku ka dhënë edhe versionin e tij për ngjarjen. Avokati i tij, Asdren Hoxha ka konfirmuar për “Kallxo” se Cozman iu është përgjigjur autoriteteve, duke dhënë dëshminë e tij për ngjarjen e 13 shtatorit të vitit që shkoi.

Sipas tij, Cozman e ka mohuar akuzën. “Po ju konfirmoj se Cozman është ftuar nga prokuroria për ta marrë në pyetje. Ai ka dëshmuar dhe e ka mohuar akuzën, çështja është ende në hetim. Ende nuk ka ngritje të ndonjë aktakuze. Varet nga prokuroria, pas dëgjimit të deklaratës së Cozman se si do të veprojë”, tha Asdren Hoxha.

Ai shtoi se pret mbylljen e hetimeve pasi, sipas tij, nuk ka prova për dyshimet ndaj të mbrojturit të tij. “Unë sinqerisht pres të pushohen hetimet. Nuk ka prova që ka ndërmarrë ndonjë veprim të kundërligjshëm. Dyshohet vetëm për vepër penale të pjesëmarrjes në rrahje. Aty ka të tjerë, të cilët dyshohen për tentim vrasje dhe për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe lëndime trupore”, shtoi më tutje Hoxha.

Avokati tha se Cozman nuk ka rrahur askënd, ndërsa shprehet se, “Realisht, ai është rrahur nga të tjerët”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button