Futbollisti i njohur shqiptar prezanton për herë të parë bashkëshorten (FOTO)

Ai është ndër të paktët personazhe të njohur që kanë arritur që jetën e tyre private ta mbajnë larg syve kureshtarë dhe duhet thënë se ia ka arritur. Futbollisti Shkodran Mustafi nuk ka na treguar asgjë për jetën e tij jashtë fushës së blertë, megjithëse vitin e shkuar u fol se ai u fejua më 14 shkurt, ndërsa gjatë verës u martua.

Sigurisht, të dyja ceremonitë u kryen në fshehtësi, ndërsa futbollisti i njohur nuk publikoi asnjë foto me partneren e tij në rrjetet sociale. Më në fund, futbollisti ka vendosur të prezantojë për herë të parë bashkëshorten. Shkodran Mustafi është shfaqur pranë partneres së tij Vjosa Kaba mbrëmjen e djeshme.

Çifti ka marrë pjesë në një mbrëmje gala, teksa janë prezantuar të veshur me të zeza. Pas eventit, Shkodran Mustafi ka publikuar një foto në rrjetet sociale përkrah së cilës shkruan, “Kaluam një mbrëmje të mrekullueshme”.

Shkodran Mustafi dhe e dashura e tij

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button