Me çka po e shantazhon VMRO-ja BDI-në?

Në media po spekulohet se nëse VMRO-DPMNE nuk arrinë të bëjë Qeveri me BDI-në, Ivanov do të mund të jepte dorëheqje për të mos e marrë mandatin Zoran Zaev, që do të ishte shkak për zgjedhje të reja, shkruan DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

Deri më tash nuk ka asnjë koment nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili dje pati takimin e parë me Nikolla Gruevskin për formimin e Qeverisë.

Asnjëra nga partitë negociuese nuk dhanë detaje për takimin.

A po i bën BDI-së presion VMRO-ja? Bejta: VMRO ma dërgoi policinë në zyrë

Policia financiare ka trokitur sot në dyert e kryetarit të Gostivarit, Nevzat Bejta.

TV21 mëson se të paktën tre policë kanë takuar të parin e komunës! Ekipi jonë në terren ka xhiruar këtë “takim”, por asnjëri nga policët financiar nuk foli për arsyen e “intervistimit” të Bejtës!

Kryetari i Gostivarit ndërkaq akuzon policinë se vizita e tyre po bëhet me porosi politike, dhe akuzoi VMRO-DPMNE për shantazh!

Nevzat Bejta thotë se “urdhri për kontrollin ka ardhur prej komitetit te VMRO DPMNE-së, pas deklaratës që ai e dha “se nuk ka shqiptarë që do koalicion me Gruevskin”.

Nga ana tjetër, nga presidenti Ivanov nuk ka demant apo verifikim të spekulimeve se ai do të mund të jepte dorëheqje për të mos ia dhënë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button