Ja sa paguhet presidenti Thaçi dhe ja sa paguhen presidentët nëpër botë?

Menjëherë pas zgjedhjes president, Donald Trump njoftoi se për punën në këtë post do të merrte vetëm shifrën simbolike prej 1 dollari në vit. Për një miliarder si ai, heqja dorë nga paga nuk duhet të jetë një sakrificë e madhe. Por sa fusin në xhep udhëheqësit kryesorë në botë?

Presidentët amerikanë gëzojnë një pagë prej 400 mijë dollarësh në vit. Aq kanë qenë të ardhurat e Barack Obamës në secilin prej 8 viteve të mandatit të dyfishtë. Në total bëjnë 3.2 milionë dollarë, ndërsa e konvertuar në ditë bëhet fjalë për 1.095 dollarë, shkruan Lajmi.net.

I dyti pas presidentit në largim renditet kryeministri kanadez, Justin Trudeau. 45-vjeçari sportiv, që çdo vit merr 262 mijë dollarë, gati dyfishin e pagesës së një parlamentari kanadez. Nuk mund të mos ishte bujare paga për gruan më të pushtetshme të botës, Angela Merkel, që siguron 240 mijë dollarë për shërbimin e saj, më shumë se kushdo tjetër në Evropë, shkruan lajmi.net.

Presidenti francez vlen 194 mijë dollarë, ndërsa kryeministrja britanike 178 mijë. Në Itali, kolltuku i “Palazzo Chigi” vlen 124 mijë dollarë në vit. Ndërkohë, kriza ekonomike e Rusisë, e përkeqësuar edhe nga sanksionet e konfliktit në Ukrainë, nuk i ka bërë mirë rublës, e as xhepave të presidentit Vladimir Putin.

Nëse në vitin 2014 shijoi një pagë prej 7.7 milionë rublash, apo 193 mijë dollarësh, në vitin 2015 rroga e tij u rrit në valutën lokale në 8.9 milionë rubla, por e këmbyer në monedhën amerikane ajo rezulton e ulur në 137 mijë dollarë.

Presidenti i Republikës Popullore të Kinës mbështetet te 22 mijë dollarë të ardhura në vit, po aq sa marrin edhe 22 pjesëtarët e Komitetit të përhershëm të zyrës politike të Partisë Komuniste kineze.

Për drejtuesin e ekonomisë së dytë më të madhe në botë dhe një vendi me 1.4 miliardë njerëz, shifra duket pak e ulët, sidomos nëse krahasohet me udhëheqësin ekzekutiv të Hong Kongut, që merr plot 545 mijë dollarë në vit.

Ndërkaq sa i përket presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ai merr pagë mujore prej 2 mijë e 873 eurosh. Brenda një viti i bie që të pasurohet për 34476 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button