Vajgëll ka një porosi për ata që i sulmojnë aktivistët qytetar

Ivo Vajgëll, raportuesi i Parlamentit Europian për Maqedoninë nga grupi i Liberalëve, ka porositur ballkanasit që të marrin përgjegjësi për stabilitetin e rajonit dhe tëfokusohen në procesin e eurointegrimit, transmeton Portalb.

Këto porosi vijnë pas lajmeve jot ë mira nga Ballkani, që tregojnë për ngritje të tensioneve.

Vajgëll thotë se u jep përkrahje organizatave qytetare, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në respektimin normave demokratike.

“Ne dënojmë ashpër sulmet ndaj aktivistëve të sektorit civil dhe kërkojmë që shtetet të punojnë për shtet të së drejtës dhe t’i nxjerrin para drejtësisë autorët e këtyre sulmeve”, ka deklaruar Vajgëll.

Kjo porosi është për sulmet ndaj Fondacionit Soros në Maqedoni, para së gjithash, por edhe në Serbi, transmeton Portalb.

Vajgëll konsideron se të drejtat fundamentale dhe liritë në media duhet të ruhen dhe autoritarizmi në rritje duhet të ndalet./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button