Uashingtoni përgatitet për inaugurimin e së premtes

Në Uashington po bëhen përgatitjet e fundit për inagurimin e nesërm të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njofton REL.

Trump, përmes një postimi në Twitter, u ka bërë thirrje njerëzve që të marrin pjesë në festimet e së premtes.

Por, dy kongresistë nga Nju Jorku, Jerrold Nadler dhe Adriano Espaillat, i janë shtuar grupit prej rreth 50 demokratëve, që kanë thënë se do të bojkotojnë inagurimin e presidentit.

Sipas tyre, Trump nuk është i përshtatshëm dhe përbuz liritë civile.

Sidoqoftë, ekipi planifikues i Trumpit ka thënë se deri në dy milionë njerëz mund të marrin pjesë në inaugurim.

Tela gjemborë dhe barriera ta tjera janë ngritur për të ofruar siguri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button