Turqia dhe Rusia operacion të përbashkët kundër Isis në Siri

Shtabi i Përgjithshëm i Rusisë ka njoftuar se avionët luftarakë të Turqisë dhe Rusisë kanë kryer ofensivë të përbashkët ajrore kundër ISIS në Siri, shkruan Insajderi.

Shef i Departamentit të Operacioneve të Rusisë, Sergey Rudskoy, në një deklaratë për shtyp tha se avionët luftarakë të Turqisë dhe Rusisë duke kryer ofensivë të përbashkët ajrore kanë qëlluar objektivat e ISIS në rajonin El Bab.

Rudskoy ka theksuar se në operacion nga Rusia janë përfshirë avionët e tipit Su-24, Su-25 dhe Su-35, ndërsa nga Turqia avionët e tipit F-16 dhe F-4.

“Janë qëlluar 36 objektiva të ISIS. Objektivat janë përcaktuar më parë nga shtabet e përgjithshme të dy vendeve. Në dy ditët e fundit janë kryer vëzhgime me mjetet pa pilot (dronë)”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button