Grupi i fuqishëm rebel bojkoton bisedimet për paqe në Siri

Një nga grupet më të fuqishme rebele në Siri, Ahrar al-Sham, tha se nuk do të marrë pjesë në bisedimet për paqe, të parapara të mbahen më 23 janar në Kazakistan, njofton REL.

Ahrah al-Sham tha në median e tij sociale se nuk do të marrë pjesë, porse do të mbështesë çdo vendim “në interes të kombit”, i cili mund të negociohet nga grupet e tjera rebele.

Bisedimet në Kazakistan ndërmjetësohen nga Rusia, Irani dhe Turqia.

Grupet e tjera rebele dhe përfaqësues të regjimit sirian pritet të marrin pjesë.

Bisedimet vijnë pasi një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia, muajin e kaluar, ka reduktuar luftimet midis rebelëve dhe forcave pro-qeveritare në Siri.

Ahrah al-Sham tha se qëndrimi i tij është pasojë e aktivitetit të vazhdueshëm ushtarak nga ushtria siriane dhe ajo ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button