Anonimus me kanosje për Trampin

Grupi haker Anonimus publikoi paralajmërime kërcënuese për presidentin amerikan të sapozgjedhur Donald Tramp, duke theksuar se do të pendohet në katër vitet e ardhshme.

Anonimus në Twitter publikoi thirrje për të gjithë simpatizuesit që të zbulojnë çfarëdo lloj materialesh eventuale komprometuese për Trampin.

“Tani nuk janë më vitet e tetëdhjeta, informacionet nuk zhduhen, gjithçka është këtu. Do të pendoheni në këto katër vitet e ardhshme”, shkroi grupi haker në Twitter.

Tramp është i njohur  sepse shpesh herë shkruan në Twitter, por ende nuk e ka komentuar kërcënimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button