Studimet e disperzuara të UT në Shkup, të lëna pas dore, studentët ngrijnë nga i ftohti!

Studentët ankohen se në hapësirat e studimeve të desiperzuara të Universitetit të Tetovës në Shkup, nuk ka ngrohje dhe ata provimeve të afatit të janarit i nënshtrohen në ambiente të ftohta. Ata thonë për Portalb.mk , se nuk mund të koncentrohen në provime ngase klasat janë të ftohta.

LEXO: Ku mbeti plani për objektin e USHT-së në Shkup?!

“Në çfarë kushtesh jemi duke mësuar ne, vaj   halli. Si mundet të koncentrohemi në provim kur jemi të veshur me jakne, kemi shall e doreza të vendosura. Këto nuk janë kushte për  zhvillim”, tha për Portalb. R.G., student.

“Është ftohtë, shkuam të ankohemi te asministrata na thanë që ngroja është e lëshuar, mirëpo jo mjaftueshëm për të ngrohur klasat. Plus ballafaqohemi me shumë vështirësi, profesorët vonohen me orë të tëra, kjo nuk është në rregull”, tha N.Z., student.

LEXO: USHT me probleme të vjetra, i “ngriu” studentët

Kurse përgjegjësi i Studimeve të disperzuara në Shkup, Fati Iseni ishte i pakapshëm për Portalb.mk  për të sqaruar këtë çështje, dhe se ku qëndron problemi, pse ambientet nuk janë të ngrohta.

Përderisa këta student u vendosën përkohësisht ne një pjesë të objektit të shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”, atëkohë këtij universiteti iu premtua hapësira e ish kazermës Ilinden e cila tani iu dha universitetit të ri “Nënë Tereza”.

LEXO: UT ngelet pa ‘hise’ në ish kazerëm e Ilindenit!

Portalb disa herë ngriti çështjen e mungesës së kushteve elementare të studimeve të disperzuara të UT-së, por gjendja vazhdon të jetë e njejtë. Madje këtë vit të ri akademik, në këto studime nuk kishte fare konkurs duke lënë dyshimin që së shpejti pritet që të njejtat të mos funksionojnë më.

LEXO: Maturantët shkupjan kërkojnë nga USHT drejtime të reja 

LEXO: Mbyllen dhjetë programe të disperzuara të USHT në Shkup, studentët revoltohen

Nga Universiteti i Tetovës thonë që bëhet fjalë për pauzim, por duke pasur parasysh kushtet me të cilat ballafaqohen studentet po madje edhe profesorët, ngelet të pritet se çfarë do të ndodh viteve në vijim.

Nga profesorët kohë më parë kishte ankesa për mospagesë të pagave dhe honorarëve, ku disa prej tyre edhe u larguan nga ky institucion arsimor.

 LEXO: Shkup, studentët ankohen: Na kërcënojnë që mos të protestojmë (FOTO+ VIDEO)

LEXO: Shumë drejtime në “pauzë”, dështim i sistemit të disperzuar të USHT-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button