Fillim i dobët i Renovës dhe Gostivarit

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 20-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, që kanë qenë dhe ndeshjet e para të sezonit pranverorë, por duke mos “qel lulet” për dy skuadrat shqiptare Renovën dhe Gostivarin, pasi që të dy ekipet kanë pësuar disfata. 

Renova ka luajtur si mysafire në lagjen e Autokomandës kundër Metalurgut, e ku “xehtarët” kishin nevojë për vetëm një gol që të marrin tri pikët e plota ndaj “gjipspunuesve”. 
Ka qenë pikërisht serbi Zoran Vujoviq, i cili ka shënuar në minutën e 28-të, duke dënuar mbrojtjen e skuadrës shqiptare. Metalurgu tani ka 33 pikë, por duke mos ndryshuar pozitë, pasi që ka mbetur në pozitën e 5-të. Renova vazhdon të qëndrojë në pozitën e 6-të, por tani duke u rrezikuar nga EuroMilku që ka vetëm një pikë më pak. 

Pikërisht ka qenë Euromilku që i ka dhen një goditje të fortë Gostivarit, skuadër kjo që si duket që herët është përshëndetur nga statusi i të qenurit pjesë e Ligës së Parë. Gostivari në shtëpi të saj humbi me rezultat 2:0 nga Euromilk. 

Abdulla Xhelili i cili ka debutuar me fanellën e EuroMilkut ka shënuar i pari e që më pas edhe Dimoski i dha goditjen e fundit Gostivarit, skuadër kjo që u dorëzuar që në 45 minutat e para, kur edhe u shënuan golat. 

Në ndeshjet tjera Vardari ka mundur si mysafire Napredokun me rezultat 1:0, Rabotniçki ka shënuar fitoren më të thellë, duke luajtur shumë mirë ndaj Pelsiterit, ndërsa Bregallnica me rezultat 2:0 e mundi Turnovën.

Të tabelë vazhdon kryesimin Vardari me 37 pikë, ndërsa tani e ndjekin pas në pozitën e dytë Turnova, Rabotniçki dhe Pelisteri me nga 34 pikë. Ndeshja që do të përmbyllë xhiron e 20-të të Ligës së Parë luhet nesër në Tetovë,kur Shkëndija është nikoqire e Makedonija Gj.P. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button