E lodhur nga akuzat për operacione plastike, ja ҫfarë bën këtë herë Xhensila Myrtezaj

Shumë profile të krijuara në Instagram kohët e fundit janë bërë “rrezik i vërtetë” për personazhet e njohur të cilët jo rrallë herë e gjejnë veten me foto të hershme, pas të cilave komenti është i njohur “para dhe pas operacioneve plastike”.

Një prej “viktimave” të faqes së njohur Vipat e Bllokut është edhe Xhensila Myrtezaj, e cila, sa më shumë akuzohet, aq më shumë kundërpërgjigjet. Edhe pse e ka treguar vazhdimisht në profilet e saj sociale, duke postuar foto pa grim, duke deklaruar në intervista se nuk ka bërë “asnjë ndërhyrje të vetme”, por edhe duke marrë pjesë në studio televizive e pagrimuar, sërish nuk duket se ka shpëtuar nga akuzat dhe aludimet e njëpasnjëshme.

Sot, Xhensila, ka postuar një video në profilin e saj në Instagram, duke i dërguar një mesazh faqes që është marrë më shumë me personazhet e njohur dhe me transformimet e tyre.

“Ujë e sapun”, për të treguar edhe një herë natyralitetin e saj, Xhensila, përmes këtij mesazhi tregon se është lodhur nga 100 mijë aludimet në adresë të saj për pamjen estetike:

“Përshëndetje të gjithëve nga unë Xhensila Myrtezaj. Duke qenë se kam dëgjuar 100 mijë aludime për sa i përket pamjes sime estetike, po bëj një video pa make up, pa filter, për të gjithë ju që aludoni.”

Mesazhin e Xhensilës e ka ripostuar edhe faqja “e akuzuar” për aludimet. Vipat e Bllokut shtojnë pas mesazhit të këngëtares se “faqet qe thonë se ke ndërhyrje janë thjesht kopje amatore që na prishin imazhin…”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button