Ju kujtohet Dafina Rexhepi, ajo po rikthehet në skenë

Më shumë se katër vjet pauzë, Dafina po rikthehet përsëri!

Sapo përmendet emri i saj Dafina Rexhepi, pyesim veten “Vallë ku mbet kjo këngëtare”?

Debutimi i saj në skenën muzikore para 7 viteve i solli asaj famë të bujshe për një periudhë të shkurtër. E veçanërisht bashkëpunimi me Etnon dhe këngën “Ti mi then kufinjte”, kjo ishte njëra ndër këngët që ia solli famën më të madhe Dafinës, shkruan rtv21.tv

Për të gjithë adhuruesit e saj, kemi një lajm të mirë. Siç duket këngëtarja ka vendosur të rikthehet në skenën muzikore pas më shumë se katër vjet pauzë, kjo pasi që në profilin e saj në Facebook ajo ka publikuar një fotografi në një studio muzikore.

dafina rexhepi

“A-Boom Productions?“, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë së publikuar, duke lënë të kuptojmë se po vjen me një projekt të ri. Se kur do të publikohet diçka e re nga Dafina, kjo mbetet të shihet.

Disa nga këngët më të njohura të Dafina Rexhepit ishin: “Tash”, “Delicius” në bashkëpunim me Mc Kreshën, “Party & Bullshit” në bashkëpunim me Kaos, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button