Shefi bujar krijon një kompani ëndrrash, ku të gjithë do të donin të punonin

Shumë prej punonjësve në kompani të ndryshme do të ishin të kënaqur nëse u ofrohet një filxhan kafe apo çaj falas, apo nëse u jepet ndonjë kupon për raste festash. Por, punonjësit e një kompanie në Angli, duket se janë punonjësit më me fat në botë, e me shefin më të mirë, trasnmeton Bordo.al.

Chris Morling, themeluesi i web- sitit money.co.uk ka vendosur t’i llastojë së tepërmi vartësit e tij. Shefi bujar rinovoi kompaninë e tij, shpenzimet së cilës shkuan në 3 milion dollar dhe e ktheu këtë vend pune, në një vend relaksi. Në këtë kompani nuk do të ekzistojë më ajo salla tipike e mbledhjeve e ftohtë, por shefi ka menduar që sallën e mbledhjeve ta sjelli me një arredim krejt të veçantë, aq sa punonjësve do t’u duket sikur janë në natyrë.

shefi

Një sallë tjetër mbledhjesh është e dizenjuar në një mënyrë që duket si një shpellë akulli. Punonjësit e kësaj kompania do të kenë mundësi të shijojnë një film të gjithë bashkë në sallën e kinemasë, të luajnë një lojë bilardo, apo play station në sallën e lojrave. Një super librari do të jetë aty për ata që preferojnë të lexojnë një libër në kohën e pushimit. Padroni Chris ka menduar edhe për ata që duan të rrinë vetëm, apo duan të bëjnë një punë krijuese pa i shqetësuar askush, duke krijuar një dhomë relaksi vetëm për një person.

Bujaria e tij ka arritur deri aty sa i ka krijuar dhe ambient palestre punonjësve të tij, sigurisht pa asnjë pagesë ekstra. Ngjyra, shumë ngjyra do të ketë e gjithë kompania në çdo kënd të saj, në mënyrë që të sjelli alegri dhe optimizëm tek secili punonjës. Ah, po tualetet?! Sigurisht nuk mund të harrohej edhe ky kënd i rëndësishëm. Tualetet e kësaj kompanie janë të dizanuara me temën e Rolling Stone, me buzën e famshme të grupit të njohur.

Por nuk mbaron me kaq! Përveç këtyre faciliteteve që përmendëm më lart, shefi i money.co.uk u paguan vartësve të tij çdo muaj 45% bonus të sigurimeve shoqërore, të gjitha pushimet gjatë gjithë vitit si dhe çdo punonjësi u jep nga pesë mijë paund në mënyrë që ata ta japin për bamirësi, duke e zgjedhur vetë punonjësi kauzën.

“Ideja e këtij projketi lindi për të krijuar një vend pune të shkëlqyeshëm ku njerëzit të punojnë. Këtë vend të mrekullueshëm dua ta kthej në një vend pune produktiv, ku gjithsecili prej punjosve të mi të ketë hapësirën e tij dhe të ndihet komod”, është shprehur themeluesi i kompanisë.

Pa dyshim që ai e ka kthyer këtë vend në kompaninë ku çdokush do të dëshironte të punonte.

shefi1 shefi3 shefi4 shefi5 shefi6 shefi7 shefi8

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button