12 “zakonet e natës” që ju bëjnë të shtoni peshë

Mendoni se çdo gjë në jetën tuaj e bëni në mënyrën e duhur? Jo! Shpesh ushqeheni keq, dhe konsumoni gjërat e gabuara. Këto janë 12 “zakonet e natës”, që jo rrallë herë i bëni përpara se të flini. Mundohuni t’i shmangni dhe zëvendësojini ato me disa rekomandime të cilat i transmeton Bordo.al. Kështu nuk do të shtoni më peshë…

1. Ju nuk jeni duke fjetur mjaftueshëm.

Rekomandohet që të flini të paktën 8 orë gjumë gjatë natës.

2. Ju hani shumë në darkë.

Zgjidhni të hani një darkë të pasur me proteina dhe perime.

3. Ju shtriheni në shtrat menjëherë pas darkës.

Rekomandohet që ju të shkoni për të fjetur pas1 orë e 30 min – 2 orë pasi keni konsumuar darkën.

4. Ju zgjidhni ushqim të skuqur për darkë.

Darka juaj duhet të përmbajë ushqime të pjekura në furrë ose skarë.

5. Ju hani gjëra pikante për darkë.

Ky lloj ushqimi është i nevojshëm për metabolizmin tuaj, por ju ndoshta duhet ta konsumoni këtë lloj ushqimi gjatë ditës.

6. Ju zgjidhni drithëra ose karbohidrate të tjera për darkë.

Për darkë ju mund të pini lëngje frutash ose të hani fruta të freskëta, të gjitha llojet e sallatrave ose ushqime proteinike. Por në porcione të vogla, natyrisht!

7. Ju “vdisni” të hani ëmbëlsira në darkë.

Në vend të tyre, konsumoni fruta. Nuk janë të shëndetshme, sidomos në darkë.

kokoshka

8. Ju hani kokoshka pas darkës.

Shmangeni këtë ushqim, sepse përmban më shumë se 200 kalori.

9. Keni tendencë të mos hani darkë.

Nëse nuk dëshironi të hani darkë, por vetëm mëngjes edhe drekë, të paktën konsumoni një frut.

10.Ju konsumoni alkool ose kafe.

Nuk duhet ta bëni më! Pini lëngje frutash ose qumësht.

11.Ju përdorni celularin ose laptopin para se të flini.

Duhet t’i përdorni këto paisje një orë përpara se të flini. Në vend të tyre, lexoni një libër ose dëgjoni muzikë relaksuese.

12.Shtriheni në shtrat shumë vonë, çdo natë.

Rekomandohet të shkoni në shtrat sa më shpejt, kur ndiheni të përgjumur. Në të kundërt, bëni disa ushtrime fizike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button