Turqia dhe Rusia operacion të përbashkët kundër DEASH-it në Siri

Shtabi i Përgjithshëm i Rusisë ka njoftuar se avionët luftarakë të Turqisë dhe Rusisë kanë kryer ofensivë të përbashkët ajrore kundër objektivave të DEASH-it në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Shef i Departamentit të Operacioneve kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Sergey Rudskoy, në një deklaratë për shtypin rus tha se avionët luftarakë të Turqisë dhe Rusisë duke kryer ofensivë të përbashkët ajrore kanë qëlluar objektivat e DEASH-it në rajonin El Bab.

Rudskoy ka theksuar se në operacion nga Rusia janë përfshirë avionët e tipit Su-24, Su-25 dhe Su-35, ndërsa nga Turqia avionët e tipit F-16 dhe F-4.

Duke konfirmuar se në operacion janë qëlluar 36 objektivave të DEASH-it, Rudskoy tha se “objektivat janë përcaktuar më parë nga shtabet e përgjithshme të dy vendeve. Në dy ditët e fundit janë kryer vëzhgime me mjetet pa pilot (dronë).”

Ndër të tjera Rudskoy ka theksuar se operacioni i përbashkët i forcave ajrore të Turqisë dhe të Rusisë ka qenë “frytdhënës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button