Merkel: Negociatat për Bregzit do të fillojnë kur Londra ta aktivizojë nenin 50

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se BE tani ka pikëpamje më të qartë për atë se me çfarë qëndrimi Britania e Madhe do të negociojë për Bregzit, por këto negociata nuk mund të fillojnë derisa Londra nuk e aktivizon nenin 50, transmeton MIA.

“Fjalimi i kryeministres Tereza Mej na dha pasqyrë të qartë se si Britania planifikon të vazhdojë, por negociatat mund të fillojnë kur të aktivizohet neni 50”, theksoi Merkel në konferencën e përbashkët me kryeministrin italian, Paolo Xhentiloni.

Ajo shtoi se më e rëndësishme është Evropa të mos lejojë të jetë e ndarë dhe këtë duhet ta sigurojë përmes dialogut intensiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button