Rrëfime të sinqerta nga çifte që janë martuar në moshë të re

Ekziston bindja se ata të cilët kanë vendosur të martohen në moshë të re shpesh herë  u ndodh të kutpojnë se kanë gabuar, dhe prandaj përfundojnë me divorc. Edhe përkrah kësaj, shumë njerëz vendosin për martesë në vitet e tyre të adoleshencës ose herët në të 20-tat.

Epo si mundemi të zbulojmë se sa janë të vërteta këto stereotipe? Këtu është aplikacioni Whisper në të cilën shumë çifte që janë martuar herët janë përgjigjur se sa janë të lumtur në të vërtetë dhe se a janë penduar.

“U martuam të rinj. Askush nuk mendonte se martesa ynë do të zgjaste. 6 vite më vonë ne jemi më të dashuruar se kurrë”.

“Njerëzit më thonë se e kam shkatërruar jetën që jam martuar në moshë të re, por unë e bëra atë me shokun tim më të mirl dhe asnjëherë nuk kam qenë jo e lumtur”.

“Fakti se jam martuar i ri nuk do të thotë se argëtimi për mua ka marrë fund. Vetëm se gjithçka është shumë më mirë se atë argëtim tani kam me kend ta ndaj”.

“U martuam të rinj dhe akoma jemi të dashuruar marëzisht në njëri – tjetrin. Jetët tona ndryshojnë në mënyrë kontinuele, por kjo gjë sjell akoma më shumë lumturi”.

“Lumturia ime vjen me burrin tim. U martuam të rinj. Së bashku e kërkuam botën. Më mësoi si ta dua veten. Asnjëher nuk kam pasur nevojë të jem në lidhje me disa meshkuj që të sigurohem se e kam bërë zgjedhjen e duhur”.

“U njohtova me burrin tim kur isha 15 vjeçe dhe 4 vite më vonë u martuam. Të gjithë ishin të bindur se nuk do të durojmë. Por tani kemi blerë një shtëpi së bashku dhe planifikojmë të zgjerojmë familjen tonë. Nuk mund ta imagjinoj jetën time pa të”.

“Disa njerëz nuk e marrin seriozisht jetën time me burrin tim, sepse jemi martuar të rinj. Kaluan 7 vite, ndërsa unë akoma e dua, madje më shumë se kurrë”.

“Asnjëherë nuk do të pendohem që u martova e re. Ai më rrënjosi mua dhe unë ia lejova këtë gjë dhe asnjëherë nuk e kam ndjerë dhembjen të cilën shoqet e mia e kanë përjetuar në të 20-tat e tyre”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button