Kasami: Gruevski nuk ka legjitimitet për kryeministër, por as për çfarëdolloj funksioni tjetër

“Nikolla Gruevski jo që nuk ka legjitimitet për t’u bërë kryeministër, por as për çfarëdolloj funksioni tjetër në shtet, derisa nuk pastrohet rasti i tij përpara Prokurorisë Speciale”, thotë në një intervistë për “A1on”, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njofton Portalb.

Në pyetjen se cilat janë informatat e fundit të tij, në lidhje me atë se a mundet që Ali Ahmeti të formojë Qeveri me Nikolla Gruevskin, ai thotë se “nuk do të spekulojë se cili do të kishte qenë pozita e Ali Ahmetit, por duke e pasur parasysh se BDI me VMRO-DPMNE-në kanë bashkëqeverisur 10 vjet, mundësitë janë të mëdha që ata prapë të tentojnë të krijojnë Qeveri, duke i pasur parasysh numrat  e deputetëve”.

Kasami gjithashtu shton se BDI edhe pse e ka nënshkruar Platformën Shqiptare, gjegjësisht Deklaratën e partive politike të shqiptarëve të Maqedonisë, megjithatë ata opsion të parë për të bërë koalicion me parti maqedonase e kanë VMRO-DPMNE-në.

Ai thotë se duke e pasur parasysh se PSP ka ngritur procedurë kundër Gruevskit, parimi themelor i Lëvizjes BESA është se personat të cilët janë të akuzuar nga PSP, gjegjësisht kundër të cilëve është ngritur aktakuzë, nuk duhet të jenë në kurrfarë kombinimi në Qeverinë e re. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button