Lëvizja BESA: BDI përbuzë shqiptarët në MPB, ja si përgjigjet ministri Nuhiu

Lëvizja Besa reagon për përbuzjet e BDI-së ndaj të punësuarve shqiptarë në MPB-në në Shkup, transmeton Portalb.

Sipas tyre, edhe pse kanë kaluar pothuajse pesëmbëdhjetë vite në pushtet pa e realizuar as për së afërmi përfaqësimin proporcional dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet e shtetit, edhe ata pak shqiptarë që janë nëpër institucione janë lënë krejtësisht pas dore.

“Fillimisht janë të lënë në nivelin më të ulët të punojnë nëpër sportele, ndërsa tani po detyrohen të punojnë edhe në kushte jonjerëzore. Të anashkaluar për vite me radhë në ngritjen horizontale, të viktimizuar në aspektin e ngritjes profesionale, kohëve të fundit këta të punësuar shqiptarë punojnë edhe në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe pa asnjë kusht minimal për punë. Kështu të punësuarit shqiptarë në MPB-në e Shkupit edhe në këtë mot të acartë siberian nuk kanë as ngrohje, punojnë me kompjuterë të vjetruar, pa printerë e pa ngjyrë, ndërsa inventari dhe mobiliet janë nga koha e ish Jugosllavisë”, shkruan në reagimin e Lëvizjes Besa.

Duke e dënuar këtë sjellje joserioze të MPB-së ndaj shqiptarëve të punësuar në të, veçmas të ministrit Nuhiu, të njohur për fotosesionet e tij patetike, Lëvizja BESA thekson se, në kohën që do ta ketë pushtetin, ajo do të angazhohet me kapacitetin e saj të plotë për arritjen e përfaqësimit adekuat dhe proporcional sasior, cilësor, vertikal, dinjitoz dhe në bazë të dikastereve përkatëse të pushtetit në institucionet shtetërore, përfshirë këtu edhe MPB-në.

Nga ana tjetër, në prononcimin e tij për Portalb.mk, ministri për Punë të Brendshme, Agim Nuhiu thotë se në Departamentin për shërbime administrative të MPB përfaqësimi i shqiptarëve është rreth 30%, kurse në vijë vertikale shqiptarët janë të përfaqësuar me pozicion më të lartë, me ndihmës ministër, e që është Ibrahim Beqiri.

“Ndërkaq ju informojë se unë personalisht do të vazhdojë t’i vizitojë familjet fisnike dhe bujare, fëmijët pa prindër dhe do të jem bashkë me ata gjithmonë. Sa i përket kushteve të punës, nrohjen në hapësirat e punës, në seksionin e Shkupit, ka pasur defekt me ngorhjen, nga temperaturat e ulta. Ky problem po tejkalohet. Në ndërkohë punonjësve u kemi rekomanduar të shfrytëzojnë ngrohje me rrymë elektrike”, tha për Portalb ministri Nuhiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button