Ish deputeti i VMRO-së, Ratko Dimitrov – “sorosoidi” më i madh në Maqedoni

Shfrytëzuesi i grantit më të madh që është ndarë nga Fondacioni Shoqëri e Hapur (FSHH), është shtypshkronja “Evropa 92”, pronar i të cilit është, Ratko Dimitrovski, ose ish deputeti i VMRO-DPMNE-së dhe kryetari i Komunës së Koçanit në mandatin e dytë, njofton Portalb.

FSHH ka paguar 80.000 dollarë vetëm për sigurimin e anijes së transportit të pajisjeve për shtypshkronjën, të cilat kanë pasur vlerë më shumë se 1 milion dollarë.

Me makinerinë e riparuar për shtyp, të cilën i është ndarë “Evropa 92”, është tejkaluar monopoli “Nova Makedonija” në shtyp të gazetave. Shërbimet dhe përparësitë e “Evropa 92” i kanë shfrytëzuar “Dnevnik”, “Fokus”, “Denes”, “Makedonija dënes” dhe shumë gazeta tjera. Por, përpara paraqitjes së saj, Fondacioni Sorosian, e ka shpëtuar “Nova Makedonijën” ,e donacion prej 50 tonë letër me vlerë prej 60.255 dollarë. Ai ishte një ndër grantet e para për mediat që i ka ndarë Fondacione, që Maqedonia të mos jetë vendi i vetëm në ish Jugosllavinë e cila në fillim të tranzicionit mund të ngelej pa media të shtypit. Qëllimi i FSHH-së, që të sigurojë pluralizëm në treg, pluralizëm në media dhe në shoqëri është realizuar, por merita nuk është pranuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button