Gruevski pranon zgjedhjet e parakohshme parlamentare

VMRO-DPMNE-ja e pranon dorezën e hedhur nga BDI-ja dhe pranon që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 27 prill, theksoi kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në konventën në Sallën universale në të cilën partia qeveritare duhet ta zgjedhë kandidatin e saj për shef të shtetit.

BDI-ja, ashtu siç tha, përmes vlerësimeve dëshiron të marrë një të tretat e vendeve udhëheqëse në vend.

“Në javët dhe muajt e kaluar i degjuam deklaratat e BDI-së se do t’i bojkotojnë zgjedhjet, do të dalin nga Qeveria dhe do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në vitin 2008, 63 deputetëve asgjë nuk u ka penguar. Më vonë, prejse në vitin 2011 fituam 53 deputetë shikojmë fytyra të ndryshme të partnerit të koalicionit. Në një ose dy muajt e kaluar i dëgjuam deklaratat e tyre, duke shmangur pengesa publike nga vendimi i tyre për zgjedhje të parakohshme me arsyetim se kandidatët tonë nuk e kanë shikuar si koncensual”, deklaroi Gruevski.

VMRO-DPMNE-ja theksoi, nuk nënshtrohet dhe nuk pranon kurrfarë shantazhe dhe kërcënime kur janë në pyetje interesat kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Maqedonisë.

“Kjo deri tani për të gjithë ka qenë e qartë, ndërsa edhe për BDI-në. Për këtë tashmë është e qartë pse edhe kërkojnë kandidat konsensual, që mos ta fitojnë dhe të shkojnë në përpjekje për dështim të zgjedhjeve presidenciale dhe shtypje për ndryshim të Kushtetutës për partitë, ndërsa jo qytetarët të zgjedhin president”, theksoi kryeministri.

Gruevski kërkoi nga anëtarësimi i partisë dhe nga qytetarët të Maqedonisë fitore të dyfishtë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale më 27 prill. 

Lajme të ngjashme

Back to top button